Pyetja:
A duhet të plotësohen në akika (kurbani i fëmijëve) kushtet e kurbanit të Bajramit? Dihet se në kurbanet e Bajrameve duhet të plotësohen disa kushte si: mosha, mos pasja mangësi dhe të jetë i majme. Tani, a duhet të plotësohen këto kushte edhe në kurbanet e fëmijëve?
***
Përgjigjja:
Ja, çfarë thotë imam Sheukani në lidhje me këtë çështje:
“Ka dy mendime te dijetarët e shafive dhe është argumentuar me fjalën [Shat] (që do të thotë dele por që në gjuhen arabe nuk tregon as moshë dhe as gjini) se nuk është kusht dhe kjo është e vërteta por ama jo për shkak të kësaj fjale por për shkak se nuk ka ardhur argument në lidhje me këtë çështje për ato kushte dhe për mos pasjes mangësi siç janë përmendur në kurbanet e Bajrameve se të gjitha këto janë gjykime sheriatike dhe kanë nevojë për argument.”
Pastaj Sheukani përmend një citat të një prej dijetarëve të Jemenit dhe thotë ku domethënia e fjalëve të tij është:
“Nëse do të ecim bazuar në kijas (krahasimin e çdo kurbani me kurbanin e Bajramit) atëherë i bie që rregullat e kurbanit të Bajramit të bëhen kusht në çdo kurban tjetër deri edhe në kafshën që theret për gostitë e martesave sepse edhe ajo është detyrë siç thotë Shafiu në një prej dy mendimeve të tij.”
Pra, ky dijetar do të thotë se kushtet e kurbanit të Bajramit nuk kërkohen as kafshën që theret për gostitë e martesave dhe as për kurbanet e fëmijëve sepse nuk ka argument që ato të jenë kusht dhe nuk duhet të punohet këtu me kijas se kijasi të çon ti vësh ato kushte edhe në kafshën e therur për martesa, gjë e cila dihet se nuk është kusht.
Shejh Albani, “Silsilet El-huda ue En-Nur” kaseta nr: 208 dhe kasetën nr: 1023.