Pyetja:
Një motër e ka kaluar 40-ditëshin e lehonisë, mirëpo ende ka cikël. Është lindja e saj e parë. Pas lindjes, a duhet të presë derisa t’i mbarojë cikli, apo si të veprojë për namaz, tani ka arritur ditën e 48-të të lehonisë?

Pergjigja:
Sa i përket gruas e cila ka lind dhe i ka plotësu katërdhjetë ditë të lehonisë dhe ende ka gjakëderdhje, dhe çka duhet bër?
Fillimisht katërdhjetë ditëshi, kur dijetarët e kanë përmend, shumica e grave qëndrojnë me lehoni. A ka mundësi që para katërdhjetë ditëve me u pastru? Ka mundësi. Po ashtu, ka mundësi që edhe pas më shumë se katërdhjetë ditë gruaja të pastrohet.

Kjo çështje lidhet me gjakë, pra ka rrjedhje të gjakut të lehonisë. Është lehonë edhe nëse bëhen pesëdhjetë ditë. Gjaku i lehonisë e ka ngjyrën e mbyllur, ka erë, nuk ngjizet (trashet). Sa ditë të zgjasë gjakëderdhja, nëse i ka këto cilësi, është gjak i lehonisë. Ose ka mundësi që disa raste tek gratë, para se të përfundojnë lehoninë, t’i vijë cikli; si shembull: ka lehoninë 36 ditë dhe 6 ditë cikël, po bëhen mni dyzetë ditë.

Përderisa ka gjakë dhe i ka cilësitë e lehonisë apo ciklit, ajo grua është lehonë ose me cikël, dhe kjo gru sa është në këtë gjendje nuk i lejohet të bëj namaz, agjërim apo të bëj marrëdhënie me burrin e saj.

Nëse i ka kaluar ditët e lehonisë dhe gjaku ka ndryshuar, për shembull është gjak i kuq, pa erë dhe trashet, ky gjakë mund të jetë i ndonjë infeksioni apo diçka tjetër, por jo gjak i lehonisë.


Hoxhë Dr. Rasim Haxha