Question Mark Speech Bubble paper is isolated on the yellow background.

 

Përgjigje: Allahu i madhëruar në Kuran thotë:

“Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimë mire ç’i pëshpërit atij vetja e tij. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet”
Sure Kaf: 16.

➖Sheikhul-islam Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me këtë ajet thotë:

“Fjala [Ne] është shumë e përshtatshme sepse Allahu i lartësuar e di atë gjë dhe melaiket gjithashtu e dinë siç ka ardhur në hadithin e dy librave të saktë: [Kur robi vendos të bëj një vepër të mirë, i shkruhet atij një e mirë dhe nëse e bën atëherë i shkruhet dhjetë të mira. Kur robi vendos të bëjë një vepër të keqe, ajo nuk i shkruhet atij. Ai nëse e bën atë (të keqen) i shkruhet atij një e keqe dhe nëse e lë i shkruhet një e mirë].
Pra, meleku e di atë që tenton robi në zemrën e tij qoftë ajo e mirë apo e keqe dhe kjo nuk është prej njohjes së gajbit e cila është e posaçme për Allahun”.

➖Është përmendur se Sufjan ibn Ujejne -Allahu e mëshiroftë- është pyetur se si e dinë melekët atë që vendos robi? Dhe ai është përgjigjur: “Nëse robi vendos të bëjë një vepër të mirë, del prej tij erë misku dhe kështu dy melekët e kuptojnë se ai ka vendosur të bëjë një punë të mirë. Nëse robi vendos të bëjë një vepër të keqe, del prej tij erë e keqe dhe kështu dy melekët e kuptojnë se ai ka vendosur të bëjë një punë të keqe” e transmeton Ebu Bekr Ed-Dijneueri.

➖Kjo që thotë Sufjan ibn Ujejne nuk ka qenë e bindshme për sheikhul-islam Ibn Tejmije dhe ka thënë:
“Dija e melaikeve nuk ka nevojë për këtë gjë. Atë që është e në zemër, ata e dinë madje edhe e shohin dhe dëgjojnë pëshpëritjen e shpirtit. Edhe Shejtani e rrethon zemrën e robit dhe kur ai përmend Allahun largohet dhe kur shkujdeset ndaj përkujtimit të tij hedh cytje. Pra, edhe ai (Shejtani) e di nëse e ka përmendur Allahun apo është shkujdesur ndaj përkujtimit të tij dhe e di atë që pëlqen shpirti i tij prej gjërave mashtruese dhe ia zbukuron atij. Është saktësuar në librin e saktë (të Buhariut) nga profeti -alejhi selam- se ka thënë: [Shejtani lëviz në trupin e birit të Ademit si lëvizja e gjakut].
Afërsia e melaikeve dhe e Shejtanit me zemrën e bijve të Ademit është çështje për të cilën kanë ardhur lajme dhe citate të shumta, qofshin ata besimtarë apo mohues”.

Shih librin: Mexhmu el-fetaua 5/507.

Dr. ABDULLAH NABOLLI