Pyetja:

Kam dëgjuar se kur pret thonjtë, duhet marrë përsëri abdet sepse thonë që prerja e thonjve e prish abdesin.

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Prerja e thonjve nuk e prish abdesin me pajtueshmëri të umetit. Në të gjitha librat e fikhut sqarohet kjo mesele qartë, prandaj nuk ka nevojë të përsëritet abdesi pasi t’i kemi prerë thonjtë. Kjo çështje është e njëjtë sikurse rruajtja ose prerja e flokëve me abdet, pasi edhe në këtë rast me konsensus të fukahave nuk përsëritet abdesi.

Vlen të përmendet se disa dijetarë të medhhebit maliki kanë thënë se nëse priten thonjtë me abdes, atëherë duhet t’i lajmë gishtat me ujë (vendin ku i kemi prerë thonjtë), por ky mendim nuk është i qëndrueshëm. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi