Pyetja:
A e prish agjërimin dalja e gjakut?
***
Përgjigjja:
Dalja e gjakut nga cilado pjesë e trupit nuk e prish agjërimin, qoftë edhe nga hunda apo goja, mirëpo duhet të kemi kujdes: nëse gjaku del nga hunda apo goja, mos ta gëlltisim.
As analizat e gjakut nuk e prishin agjërimin, pa marrë parasysh sa është sasia e gjakut të nxjerrë nga trupi.
Referencat:
1 – Mexhmu’ul-Fetava të Bin Bazit
2 – Mesail anis-Sijam, El-Uthejmin
3 – Tebsiretul-Enam bi ehemmi mesailis-Sijam, Abdullah el-Hamadi
4 – Sifatu Savmin-Nebijj, Ali el-Halebi & Selim Hilali
5 – Fikhu en Nevazil, El Xhizani