Pyetja:

Shoku im ka një injeksion në stomak, që nuk jep lëndë ushqyese; përkundrazi është një injeksion për rritjen dhe forcimin e kockave. A është e mundur të përdoret gjatë ditës në Ramazan?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Agjërimi prishet kur diçka arrin në stomak, sipas shumicës së juristëve, përveç nëse nuk mbetet në stomak dhe nxirret përsëri, si për shembull skopia, sipas mendimit të Hanefive, të cilët përcaktojnë se ajo që hyn në stomak duhet të mbetet aty (që të prishet agjërimi).

Kasani ka thënë: “Nëse dikush goditet me një shtizë dhe ajo i arrin në stomak ose në tru, nëse i nxirret me kokë, nuk e prish agjërimin, por nëse koka mbetet në të, e prish agjërimin.” [1]

Në një deklaratë të Këshillit të Fikhut Islam në lidhje me gjërat që nuk e prishin agjërimin e agjëruesit thotë: “Gastroskopia, nëse nuk shoqërohet me futjen e lëngjeve (tretësirave) ose substancave të tjera.” [2]

Në lidhje me këtë injeksion, i cili përmban një tretësirë dhe substanca të tjera që arrijnë në stomak dhe mbeten aty, ai e prish agjërimin.

Shejh Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Nëse dikush bën gastroskopinë dhe skopia i hyn në stomak, atëherë duke e bërë atë e ka prishur agjërimin. (domethënë sipas medhhebit hanbeli). [3]

Por mendimi i saktë është se ai nuk e prish agjërimin përveç nëse ka ndonjë vaj ose të ngjashme në këtë fushë, i cili arrin në stomak përmes skopisë, në të cilin rast agjërimi prishet me këtë dhe nuk lejohet përdorimi i tij gjatë një agjërimi të detyrueshëm përveç në rast nevoje.

Konkluzioni:

Nëse ky injeksion arrin në stomak, atëherë e prish agjërimin, edhe nëse nuk siguron ushqim.

Në bazë të kësaj, nuk lejohet përdorimi i tij gjatë agjërimit të detyrueshëm, përveçse në rast nevoje, dhe ai që e përdor atë e prish agjërimin me këtë dhe duhet ta kompensojë ditën në të cilën e ka prishur agjërimin.

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————–

[1] Bada’i’es-Sana’i’ (2/93)

[4] Mexhallat el-Mexhma‘ (10/2/453-455).

[3] esh-Sherh el-Mumti‘ (6/370-371)