Hoxha sqaron rregullat fetare rreth higjienës orale gjatë agjërimit dhe si ndikojnë mbetjet e mundshme të ushqimit në vlefshmërinë e tij.
​Profeti sallallahu alejhi ve selam e kishte zakon të pastronte gojën me misvak (një copë druri me fije që shërben si furçë dhëmbësh).
Ai e kryente këtë veprim edhe kur ishte duke agjëruar.
Agjëruesi mund të pastrojë gojën në disa mënyra:
  • ​Me misvak.
  • ​Me furçë dhëmbësh.
  • ​Me kunjë dhëmbësh ose çdo mjet tjetër të përshtatshëm.

Çfarë ndodh nëse gëlltitet diçka pa dashje?

​Hoxha thekson se agjërimi nuk prishët në këto raste:

    • Mbetjet e ushqimit: Nëse një copë ushqimi e mbetur mes dhëmbëve kalon në stomak së bashku me pështymën, agjërimi mbetet i vlefshëm.
    • Pështyma: Gëlltitja e pështymës nuk e prish agjërimin.
    • Uji i abdesit: Nëse pas shpëlarjes së gojës për abdes mbetet diçka prej ujit në gojë agjërimi nuk prishet.

“Dijetarët thonë se ai që merr abdes duke qenë me agjërim, e ka për detyrë ta nxjerrë ujin jashtë, por nuk e ka për detyrë ta thajë(terë) gojën plotësisht.”

/Hoxhë Dr Abdullah Nabolli/