Ku është dallimi mes namazit të teravisë, kijamit dhe tehexhudit?

​Namazi i natës quhet tehexhud, po ashtu quhet edhe kijam el-lejl, siç ka thënë Allahu i Madhëruar:

​“Kaloje një pjesë të natës, si falje shtesë për ty (o Muhamed)!” (El-Isra, 79)

​Po ashtu Allahu i Madhëruar thotë:

​“O ti i mbuluar (o Muhamed)! Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj.” (El-Muzemmil, 1–2)

​Dhe gjithashtu Allahu i Madhëruar, për robërit e devotshëm, thotë:

​“Duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, sepse më parë kanë qenë punëmbarë. Ata flinin pak natën.”(Edh-Dharijat, 16–17)

 

​Sa i përket teravisë, sipas dijetarëve ajo është namaz nate (kijam el-lejl) që falet në netët e Ramazanit. Ajo fillon nga nata e parë e Ramazanit dhe është e preferuar që të mos zgjatet tepër për t’ua lehtësuar njerëzve. Lejohet që të quhet edhe tehexhud apo kijam el-lejl, dhe në këtë nuk ka kundërshtim mes dijetarëve.

​Shejh Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Mexhmu’ el-Fetaua el-Mutenauia, vëllimi 1, faqe 317.

/Hoxhë Enis Beker Ruli/