Pyetja: Deshta me të pyet: gruaja ime edhe dy javë ka me lind. A duhet me agjëru?
Përgjigjja: Nëse gruaja jote është në muajin e fundit dhe i kanë mbetë edhe rreth 2 javë deri në lindje, ajo lejohet të mos agjërojë nëse: “Ka frikë për shëndetin e vet, apo për shëndetin e bebes, ose agjërimi e lodh tepër.”
Në shtatzëni, nëse agjërimi sjell vështirësi reale, nuk është obligim me agjëru.
Pastaj: Ditët e lëna i kompenson (i bën kaza) kur të ketë mundësi pas lindjes dhe pasi të forcohet.
Nëse ajo ndihet mirë dhe mjeku nuk sheh rrezik, mundet me agjëru por shëndeti i saj dhe i bebes ka përparësi në këtë rast.
/Hoxhë Mirsad Berisha/




