Pyetja:

A e vizitojnë, ndjejnë apo shohin të vdekurit njëri-tjetrin në varret e tyre?

***

Përgjigjja:

Imam ibn Tejmije ka thënë:
Sipas hadithit të transmetuar nga Ebu Ejub el-Ensari dhe të tjerë nga selefi, dhe transmetuar nga Ebu Hatim në es-Sahi nga i Dërguari i Allahut ﷺ:
“Kur shpirti i tij ngrihet, takohet nga shpirtrat që pyesin rreth të vdekurve dhe i thonë
njëri-tjetrit: ’Le të pushojë’. Dhe thonë: ’Çka u bë më filanin?’ Ai thotë:’ Ai është bamirës’.
Ata thonë: ’Çka u bë me filanin?’ Ai thotë: ’A nuk ka ardhur te ju?’ Ata thonë: ’Jo’. Ata thonë: ’Ai u mor në Gropë (xhehenem).”
Dhe, për shkak se punët e të gjallëve u tregohen të vdekurve, Ebu’l-Derda thoshte: ”O
Allah, kërkoj shpëtim te Ti nga bërja e çfarëdo pune që do të më turpëronte para
Abdullah ibn Reuaahe”. Kështu ata takohen, kur ai vjen dhe ata e pyesin e ky (i vdekuri)
u përgjigjet. Sa i përket vendit ku ata vendosen, kjo varet nga pozita e tyre te Allahu. Ai që është ndër të afërmit e Allahut [el-mukerrebiin (Vakija: 88)], pozita e tij do të jetë më e lartë sesa e atyre të Dorë së Djathtë (Vakija: 90)
Ai që është më lart, mund të zbresë te ai që është më ulët, kurse ai që është më ulët, s’mund të ngrihet te ai që është më lart. Kështu, ata mblidhen, kur të dojë Allahu, ashtu siç mblidheshin në dunja, pavarësisht dallimit të tyre në pozitë, dhe do ta shohin njëri-tjetrin.” Kjo do të ndodhë, qoftë kur varret e tyre në dunja janë larg njërit-tjetrit, qoftë kur janë bashkë/afër. Shpirtrat takohen, ndonëse vendi ku janë varrosur janë larg njëri-tjetrit, apo mund të jenë të ndarë, ndonëse vendet e tyre të varrosjes janë afër. Një besimtar mund të varroset pranë një kafiri, por shpirti i të parit do të jetë në xhenet ndërsa shpirti i të fundit do të jetë në xhehenem. Dy njerëz mund të jenë ulur së bashku në vendin e njëjtë, por zemra e njërit është e bekuar ndërsa zemra e të tjetrit ndëshkohet, dhe s’ka kurrfarë lidhje mes dy shpirtrave. Mu ashtu siç ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Shpirtrat janë trupa të tubuar. Ata që kanë shkuar mirë mes vete (në qiell, nga kanë ardhur), do të anojnë nga njëri-tjetri (në dunja); ata mes tyre që janë kundërshtuar mes vete (në qiell), do të jenë të papajtueshëm (në dunja).” [1] ; [2]

Ibn el-Kajjim ka thënë:
Shpirtrat janë dy llojesh: ata që dënohen dhe ata që bekohen. Të dënuarit janë tepër të preokupuar me dënimin e tyre për t’u vizituar e folur mes vete. Por, shpirtrat e bekuar janë të lirë e jo të ndaluar, kështu që ata takohen mes vete, vizitojnë njëri-tjetrin dhe flasin për atë çka bënin në dunja dhe çka u ndodhte njerëzve në dunja. Pra, secili shpirt do të jetë me shokët e tij, të cilët kanë bërë punë të ngjashme. Shpirti i pejgamberit tonë Muhamed ﷺ është me shoqëruesit më të lartë. Allahu ka thënë: “Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit (Muhamed), ata do të jenë në shoqërinë e atyre të cilëve Allahu u ka dhuruar mëshirë, nga pejgamberët, të vërtetët, dëshmorët dhe të drejtët. Sa shokë të mirë që janë! (Nisa: 69)
Kjo afërsi vërtetohet në këtë botë, në el-berzah (në varr) dhe në vendbanimin e
shpërblimit (xhenet). Dhe “Njeriu do të jetë me ata që i do” në të tria këto sfera…
Allahu ka thënë: “O ti në rehati e kënaqësi të plotë, kthehu të Zoti yt, i kënaqur dhe që kënaq (Atë). Hyr te robërit e Mi (të ndershëm). (Fexhr: 2730)
Domethënë, hyr te ata dhe ji një nga ata. Kjo i thuhet shpirtit në momentin e vdekjes…
Dhe Allahu na ka thënë që dëshmorët janë: “të gjallë, me Zotin e tyre, duke u ushqyer.” (Al Imran: 169)
Ata gëzohen për hir të atyre që ende nuk u janë bashkuar atyre, por kanë mbetur mbrapa.” (Al Imran: 171)
Kjo tregon se ata do të takohen mes vete në tri mënyra:
1. Ata janë me Zotin e tyre dhe ushqehen, dhe, nëse janë të gjallë, takohen mes vete;
2. Ata i gëzohen ardhjes së vëllezërve të tyre dhe takimit me ta;
3. Fjala jestebshirun (gëzohen) nënkupton se ata këmbejnë lajmet e mira mes vete. [3]
———————————-

[1] Muslimi, 2638

[2] Mexhmu el-Fetaua, 24/368

[3] “Rruh”, fq. 17, 18