Pyetja:

A ka mënyra të posaçme me të cilat muslimanët duhet ta presin ramazanin?

***

Përgjigjja:

Muaji i ramazanit është muaji më i mirë i vitit, sepse Allahu e ka zgjedhur që në këtë muaj ta bëjë të obligueshëm agjërimin dhe shtyllë të katërt të Islamit, si dhe ka porositur që muslimanët t’i kalojnë netët e tij duke falur namaz, siç ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla): dëshminë se kurrkush s’meriton të adhurohet pos Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut, faljen e namazit, pagimin e zekatit, agjërimin e ramazanit dhe vizitimi i Shtëpisë (Qabes)”. [1]
“Kush i kalon netët e ramazanit duke u falur nga besimi dhe duke shpresuar shpërblimin, do t’i falen gjynahet e kaluara”. [2]
Nuk di për ndonjë mënyrë të veçantë për të mirëpritur ramazanin, por muslimanët duhet ta presin atë të gëzuar dhe të lumtur, duke e falënderuar Allahun ngaqë ia mundësoi ta mbërrinte ramazanin sepse Ai bëri që ai të jetë në mesin e të gjallëve që bëjnë garë në
bërjen e punëve të mira. Të mbërrish ramazanin është një bekim i madh nga Allahu. Për këtë shkak, Pejgamberi ﷺ i përgëzonte shokët e tij për arritjen e ramazanit dhe i shpjegonte vlertat e tij dhe shpërblimin e madh që Allahu ka përgatitur për ata që agjërojnë dhe kalojnë natën duke u falur. Muslimani duhet ta mirëpresë këtë muaj të bekuar me pendim të sinqertë dhe me përgatitje për të agjëruar dhe për të falur namaz
nate, duke qenë i sinqertë dhe i vendosur.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetaua ue Mekalat Muteneuij’ah” (15/9)

—————————-

[1] Mutefekun alejhi

[2] Mutefekun alejhi