Pyetje: A e zëvendëson gusli abdesin pa marrë parasysh arsyen e larjes?

Përgjigje: Nëse larja bëhet për shkak të xhunubllakut dhe personi ka për qëllim të pastrohet si nga papastërtia e madhe (xhunubllëku) ashtu edhe nga ajo e vogël (të marrë abdes), atëherë gusli e zëvendëson abdesin. Megjithatë, më e mira është që personi fillimisht të lajë organin gjenital, të marrë abdes dhe pastaj të bëjë gusël, kështu vepronte profeti ﷺ. Të njëjtën gjë duhet ta bëjë gruaja pas menstruacioneve ose pas lehonisë.

Por nëse larja është për shkak të xhumasë ose thjesht për t’u freskuar, atëherë nuk e zëvendëson abdesin edhe nëse personi e ka këtë qëllim. Kjo për shkak se renditja është një nga detyrimet e abdesit dhe pa të ai nuk konsiderohet i vlefshëm.

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Mexhmu-ul-Fataua (10/173-174)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com