Pyetja:

A ekziston magjia edhe në kohët tona?

***

Përgjigjja:

Dijetarët, janë të një mendimi se magjia ekziston dhe njëkohësisht ndalohet mësimi i saj apo t’u jepet të tjerëve.

Ibn Kudameh ka thënë: Të mësosh magjinë, apo tua mësosh të tjerëve, është e ndaluar dhe për këtë nuk dimë të ketë kundërshtime mes dijetarëve.

Dijetarët tanë kanë thënë: Magjistari konsiderohet i pa fe për shkak të mësimit të magjisë dhe veprimeve të tij, pa marrë parasysh e beson ndalimin e saj (magjisë) apo jo! [1]

Shejh Ibn Xhibrin (Allahu e mëshiroftë) thotë: Ehli Suneti dhe Xhemati, janë në një mendim për ekzistencën e magjisë dhe se ajo është reale, ndikuese tek sendet dhe e lëndon njeriun. Dhe se ajo (magjia) ndodh me leje të Zotit të Lartësuar.

Vepra e magjistarit konsiderohet kufër (mohim ndaj Zotit), sepse shejtanët nuk i përgjigjen kërkesave të magjistarit derisa ai të mohojë Zotin e botëve. Vetëm atëherë ai i shërben, prandaj dhe dispozita fetare ndaj tij është vrasja. [2]

Shejh AbdulAziz bin Bazi thotë: Leximi i dy sureve (Felek dhe Nas) në mëngjes dhe mbrëmje nga tri herë, janë arsye e fortë që Allahu ta ruajë njeriun nga magjia dhe rreziqet e ndryshme.

“Fetaua Nurun ala Derb” 3/295

Përktheu: Fatjon Isufi

—————————

[1] El Mugni 9/29

[2] Zbatimi i dispozitave të Sheriatit zbatohen vetëm në ato vende ku gjykojnë ligjet Islame dhe jo nga individët. Sh.p.