Pyetja: A është detyrim për pabesimtarin (kafirin) ta përqafojë Islamin?

Përgjigje: Detyrim e ka çdo pabesimtar ta përqafojë (pranojë) Islamin edhe nëse është i krishterë apo çifut, sepse All-llahu, subhanehu ue teala thotë në Kuran: “Thuaj (O Muhammed). O ju njerëz! Unë jam i dërguar i All-llahut te ë gjithë ju të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës, s’ka të adhuruar tjetër përveç të Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra, besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij. pejgamberin që nuk di shkrim e as këndim, që beson All-llahun dhe në fjalët e Tij, shkoni pas rrugës së tij nëse doni të jeni të udhëzuar”. (el-A’raf 158).

Pra, i gjithë njerëzimi e ka detyrim të besojë në të dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Mirëpo prej mëshirës së All-llahut në Islam është t’u lejohet të tjerëve të mbajnë fenë e tyre me kusht që t’u nënshtrohen ligjeve Islame.

Si dhe transmetohet në Sahihul Muslim në hadithin e Burejdes se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kur e caktonte dikë emir (udhëheqës) të një ushtrie apo ekspedite, pasi e këshillonte që t’i ketë frikë All-llahut, azze ue xhel-le, dhe ata muslimanë që janë me të, u thoshte: “Atyre u propozon tri gjëra, cilësdo që t’i përgjigjen, ti atëherë nuk i sulmon”. Prej këtyre tri gjërave është edhe pagimi i xhizjes.

Pikërisht për këtë, mendimi i vërtetë është se xhizja pranohet edhe prej popujve tjerë, e jo vetëm prej çifutëve dhe të krishterëve.

Me rëndësi është se jomuslimanët e kanë për detyrim të hyjnë në Islam, ose t’u nënshtrohen ligjeve te tij. All-llahu na ndihmoftë.

Shejh Uthejmini