Përgjigje: Zakonisht pjesët e mishit të kurbanit ndahen për muslimanët e varfër, për farefisin ose për fqinjët. Por është e lejuar tu jepet edhe fqinjëve të krishterë nëse ata kanë nevojë, ose shpreson t’u fitosh zemrat.  Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:  “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.” Surja el-Mumtehine 8.  Ajeti është i përgjithshëm dhe përfshin llojet e ndryshme të sjelljes së mirë dhe respektit reciprok me jo muslimanët duke përfshirë dhe shkëmbimin e dhuratave. Për këtë transmetohet se Abdullah ibn Amri, me rastin e therjes së një kurbani, i kish pyetur familjarët e tij: “A i keni dhënë pjesë të mishit fqinjit tonë hebre? Sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Gjithnjë më porosiste Xhibrili të sillem mirë me fqinjët derisa mendova se ai do meritonte trashëgiminë pas meje.” Transmetuan Tirmidhiu dhe Bejhekiu ne “Essunen uel Athar”.   Në një version tjetër të Bejhekiut përmendet se kjo ndodhi ka ndodhur me Abdullah ibn Umerin  dhe jo me Abdullah ibn Amrin.

https://lidhjaehoxhallareve.com