PËRGJIGJE: Është e lejueshme për ata që nuk e kuptojnë gjuhën e hatibit ose nuk arrijnë ta dëgjojnë zërin e tij që të angazhohen me dhikër, lexim të Kur’anit ose me dërgim të salavateve ndaj të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, por duke mos i hutuar namazfalësit tjerë që i ka përreth.
Dijetarët islamë janë ndarë në dy mendime rreth përmendjes së Allahut dhe leximit të Kur’anit për gjatë kohës kur nuk dëgjohet hutbeja si dhe në raste kur namazfalësit nuk e kuptojnë gjuhën e hatibit:
Mendimi i parë: Lejohet dhikri (përmendja e Allahut) ose leximi i Kur’anit gjatë ligjërimit të hutbes së xhumasë për ata që nuk arrijnë ta dëgjojnë. Këtë e ka thënë Imam Shafiu dhe Imam Ahmedi, Allahu i mëshiroftë. Imam Shafiu ka thënë: “Nëse nuk dëgjohet asgjë nga hutbeja, atëherë nuk është e urryer që të lexojë Kur’an ose të bëj dhikër në vehte dhe të mos flet me njerëzit.” [El-Um, 1/234].
Ibn Mundhiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Imam Shafiu dhe Imam Ahmedi nuk e shohin të gabuar leximin e Kur’anit ose dhikrin gjatë kohës kur nuk ka mundësi të dëgjohet hutbeja e xhumasë.” [El-Eusat, 4/71].
Mendimi i dytë: Nuk lejohet dhikri (përmendja e Allahut) ose leximi i Kur’anit, qoftë nëse e dëgjon hutben ose nuk mundesh ta dëgjosh hutben dhe ky është mendimi i malikijve dhe hanefijve. El-Harshij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është e ditur se dëgjohet dikush tjetër nëse nuk dëgjohet hutbeja.” [Sherh ala muhtesar halil, 1/280].
Ez-Zilaij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ai duhet ta dëgjojë hutben sepse është urdhëruar me të. Pamundësia e dëgjimit: mund të jetë i paaftë në dëgjim dhe ai mbeter si jetim në namazin e ditës, për shkak se zëri mund të arrijë (të dëgjohet) tek ata që i ka pranë, por ai i largon ata nga dëgjimi. Allahu më mirë e di.” [Tebjin El-Hakaik, 1/132].
Sidoqoftë, hutbeja e xhumasë duhet të dëgjohet (të dy pjesët) dhe të mundohet të kuptojë diçka nga ajo edhe nëse ndonjë pjesë nuk arrin ta kuptojë. Ai do dëgjojë aq sa mundet të kuptojë dhe aq sa do i vjen e lehtë. Nëse ka mundësi të kuptojë ndonjë fjalë prej hutbes, atëherë nuk duhet të merret me diçka tjetër gjatë hutbes sepse mund ta humb atë (shpërblimin) të tërë.
Ndalimi është konfirmuar nëse ai i shqetëson namazfalësit që i ka përreth me dhikër, me tesbih ose me lexim të Kur’anit.
Është pyetur Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: “A duhet të jemi prezent në dëgjimin e hutbes së ditës së xhuma nëse hatibi nuk flet në gjuhën arabe (ose në gjuhën që e kupton xhemati)?”
Është përgjigjur: “E qartëson Fjala e Allahut të Madhëruar: “O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet Allahu (dëgjojeni hutben dhe faleni namazin), e lini shitblerjen. Kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.” [El-Xhumua: 9]. Pra, duhet të prezantohet në dëgjimin e hutbes, edhe nëse hatibi nuk flet në gjuhën arabe (ose në gjuhën që e kupton xhemati) dhe nëse xhemati nuk e kuptojnë.”
Në bazë të kësaj, u themi atyre që janë të paaftë në dëgjim: prezanto në hutben e xhumasë edhe nëse nuk dëgjon prej saj.
Ne gjithashtu i themi të pranishmëve: “Mos flit përderisa imami mban hutben, për shkak të heshtjes së përgjithshme ndaj fjalimit të imamit, qoftë ai i pranishëm i shurdhër ose që nuk e kupton gjuhën e imamit.
[Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë. Në: “Fetava ver-risail”, 16/35]
Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani