Pyetja:

A është e lejueshme ta agjërosh ashuren vetëm një ditë?

***

Përgjigjja:

Është e lejueshme të agjërosh ditën e ashures [ditën e dhjetë të muajit muharremit] vetëm një ditë, por është më mirë të agjërosh ditën para saj dhe ditën pas saj. Ky është sunet i vërtetuar nga Pejgamberi ﷺ i cili tha: “Nëse ende jam këtu vitin e ardhshëm, atëherë, sigurisht, do ta agjërojë ditën e nëntë (të muharremit).” [1] Ibn Abas, radijallahu anhuma, ka thënë: “Së bashku me ditën e dhjetë (të muharremit).”

Komisioni i përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, vëll. 10, fetuaja nr. 13700

————————

[1] Muslimi, Ahmedi, Ibn Maxhe