Pyetja:

A bën të agjërohet Ashurja ose ditë të tjera vullnetare kur ende s’i kam përfunduar ditët e Ramazanit? Nëse jo, a bën të agjërohet dita e Ashures me nijet të kompensimit të ditëve të paplotësuara të Ramazanit, pra jo për të agjëruar ditën e Ashures?

***

Përgjigjja:

S’bën të agjërojë vullnetarisht, ndërsa i ke një ditë apo disa ditë për të kompensuar nga Ramazani. Por, ti duhet të fillosh me kompensimin e ditëve të paplotësuara të ramazanit, e më pas të agjërosh vullnetarisht. Së dyti, nëse ti agjëruar ditën e dhjetë dhe të njëmbëdhjetë të muharremit, me qëllimin e kompensimit të ditëve të ramazanit, atëherë, kjo është e lejueshme dhe e mjaftueshme për kompensimin e dy ditëve ndër ditët e paplotësuara. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shpërblimi për veprat varet nga qëllimet, dhe çdo person do të marrë shpërblimin sipas qëllimit që ka patur…” [1]

“Fetwa el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Islamije uel-Ifta”, vëll.10, fetvaja nr. 6774

————————

[1] Buhariu