Pyetje:

Çfarë rregullash islame ka për përdorimin e kredisë me interes dhe cilat janë alternativat e mundshme?

Përgjigjë:

Alejkum selam we rahmetullah we berekatuhu
Sa i përket kredisë që është e karakterizuar me kamatë, themi se kjo kredi nuk lejohet sepse kamata është prej gjynaheve më të mëdhaja në islam (pas shirkut). Kamata është gjynah aq i rënd sa Pejgamberi salAllahu alejhi ue selam ka thënë: “Allahu e mallkoftë kamatmarrësin dhe atë që e jep“. Transmeton Muslimi dhe shtoi Tirmidhiu “…dëshmitarët dhe shkruajtësin e kamatës”

Shtrohet pyetja se kur lejohet, atëherë themi se lejohet në raste ekstreme kur nuk kemi zgjidhje tjetër, p.sh dikush e ka në përfundim ndërtimin e shtëpisë dhe për ta përfundu nuk ka pare të veta e as nuk mundet me gjet borxh askund, familjen e ka në rrugë dhe patjetër duhet të hyj në shtëpi, themi se ky është rast emergjent, ose i ka dikujt borxh dhe birxhliu është i keq, e kërcnon dhe nuk ka zgjidhje, themi se edhe ky konsiderohet rast emërgjent ose Allah runa dikush ka sëmundje dhe nuk ka mundësi me u mjeku me paret që i ka dhe nuk mundet me gjet borxh askund dhe është në pyetje jeta e njeriut, atëherë më e vlefshme në sheriat është me e ruajt një jetë të njeriut se sa me u rujt një haram mos me e bë, e në këtë rast bëhet harami për ta ruajtur jetën e njeriut sepse jeta e njeriut është më e madhe se sa ruajtja nga harami në këtë rast (këto janë prej rasteve të rralla).
Qështja tjetër marrja e kredisë për ta zgjeru biznesin, për të blerë shtëpi shkaku i qerasë apo për ta bër një shtëpi më të madhe etj., gjitha këto janë të ndaluara dhe zakonisht njerëzit për arsye të tilla marrin kamatë dhe rrallë kam dëgju për rastet kur njerëzit marrin kamatë kur janë në vështirësi të madhe. D.m.th shumica e njerëzve marrin kamata për zgjerimin e biznesit, marrin kamata për të blerë makina të shtrenjta ose marrin kamatë për dasëm, pastaj njerëzit marrin kamata për pushime në deti.
Ai që i frikësohet Allahut e shtyp një qejf të vetin dhe nuk merr kredi me kamatë!

hoxhë Dr. Rasim Haxha