Përgjigje:
Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.
Agjërimi i Ramazanit bëhet farz-obligim për besmitarët pasi ata të arrijnë moshën e pjekurisë- pubertitetin. Megjitëatë, agjërimi i fëmijëve para kësaj faze edhe pse nuk obligohet është i preferuar. Përveç sevapit që realizon fëmiu, sevap ka edhe prindi i cili e inkurajon fëmiun për agjërim. Kështu edhe fëmiu adaptohet me adhurimin e agjërimit. Mosha 10-11 vjeqare është ideale për të filluar me agjërim, sidomos kur dita e agjërimit është mesatare nga gjatësia dhe kilma. Megjithë këtë në agjërimin e fëmiut merret parasysh mundësia e tij sipas moshës, zhvillimit të tij, gjatësisë së agjërimit dhe në bazë të tyre agjëron, qoftë ditë ditë ose në tërësi.
Vallahu teala A’lem.
Burimi: pergjigje.net