Pyetja:
A është e pëlqyer që të ngjitemi në xhebelu err rrahmeh (ne kodrën e mëshirës) në Arafat gjatë kohës së haxhit? Sepse, kam dëgjuar që shumica haxhilerëve ngjiten në atë kodër?
***
Përgjigjja:
Nuk legjitimohet sheriatikisht ngjitja në atë kodër, ky është mendim unanim i të gjithë dijetarëve. Kurse, ajo çfarë bëjnë haxhilerët, është nga injoranca, padituria që kanë lidhje me fenë e Allahut xhele ue ala dhe rregullat e saja.
Shejh Hamed Ibn Abdullah Ibn Abdulaziz el Hamed
Nga arabishtja: Suad B. Shabani