Pyetja:
A lejohet mbështjellja e të vdekurit me ngjyrë të ndryshme duke filluar nga e bardha?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut.
Sunneti është që të vdekurin ta mbështjellin me rrobë të bardhë, për shkak të transmetimit të Ibn Abbasit (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vishuni me rrobe të bardha si dhe qefinosni me to (me qefin të bardhë) të vdekurit tuaj.” [1]
Transmetohet se Samurah ibn Xhundub ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vishni rroba të bardha, sepse rrobat e bardha janë më të pastra dhe më të bukura. Edhe qefini i të vdekurve le të jetë i bardhë.” [2]
Është transmetuar nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Profeti ﷺ (ishte i mbështjellë) me tri copa pëlhure të bardhë. [3]
Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “E bardha” tregon se është e rekomanduar (mustehab) mbulimi i të vdekurit në të bardhë, dhe ka konsensus dijetarësh për këtë.”
Nëse njeriu është i mbështjellë me diçka tjetër përveç rrobës së bardhë, lejohet, por është e papëlqyeshme (mekruh).
Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Nuk pëlqehet përdorimi i rrobave të lyera dhe të ngjashme që vishen si zbukurim.”
Është e papëlqyeshme që i vdekuri të mbështillet me qefin me pëlhurë të lyer me shafran, ose me rrobë të bërë nga qimet ose leshi i devesë, kur është e mundur të përdoret diçka tjetër, sepse kjo është në kundërshtim me praktikën e gjeneratave të hershme (es-selefu salih). [4]
Allahu e di më së miri.
islamqa.info
————–
[1] Ebu Davudi (3878); klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih Sunen Ebi Davud.
[2] Tirmidhiu (2810); i klasifikuar si sahih nga Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë).
[3] Buhariu (1264) dhe Muslimi (941)
[4] el-Mawsuah el-Fikhijjeh (13/238)