Pyetja:

A është e shkruar se me cilin person (partner) do ta kalojmë jetën?

***

Përgjigja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Allahu i ka shkruar, përcaktuar dhe vendosur caktimet, vlerat dhe porcionet lidhur me çdo gjë, qysh 50 000 vjet para se të krijoheshin qielli edhe toka. Muslimani krahas besimit në kada dhe kader [1] është urdhëruar që kur të bëj një gjë, të kryej shkaqet përkatëse më të mira të mundshme. Po kështu duhet ditur se dijetarët kanë thënë se:

Kadaja e Allahut (caktimi/vendimi hyjnor) është dy llojesh:

Lloji i parë: caktimi i përhershëm dhe i pandryshuar;

Lloji i dytë: caktim i pezullt, i cili gjendet në shkresat që disponojnë engjëjt.

Ky i dyti është i formës: “Jetëgjatësinë e filanit nëse nuk jep sadaka shkruajeni kaq, ndërsa po dha (shkruajeni) kaq!”; teksa në diturinë e përhershme hyjnore Allahu i Madhëruar e di se ky person ka për të dhënë apo jo sadaka.

Në këtë lloj të caktimit dhe vendimit hyjnor, bëjnë shumë dobi sadakaja dhe duaja, sepse vendimi hyjnor në fjalë, është i varur në to.

Ky është edhe kuptimi i hadithit: “Kadanë (Vendimin e Allahut) nuk e kthen vetëm se duaja (lutja) dhe moshën nuk e shton vetëm se bamirësia.” [2]

Në kuadrin e gjithë sa u përmend duhet ta zbresim edhe çështjen e martesës dhe shokut apo shoqes së jetës, që s’ka dyshim se ashtu si çdo gjë tjetër prej veprimeve të robit, hyjnë tek çështja e vendimit dhe caktimit të Zotit, të njohur në Islam me termin “kadaja dhe kaderi/vendimi dhe caktimi hyjnor”…

Allahu e di më mirë.

Alaudin Abazi