Pyetje:
Selam alejkum, inshaAllah jeni mirë. Dëshiroj t’ju pyes nëse është e vërtetë që kur vdes një njeri në muajin e Ramazanit, i lehtësohet dënimi i varrit? Zoti ju shpërbleftë!
Përgjigje nga Adelina Kuçana
Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam!
▣ Nuk ka asnjë argument që vërteton se nëse njeriu vdes në muajin e Ramazanit, do t’i lehtësohet dënimi i varrit.
▣ Ajo që është transmetuar nga Profeti -alejhi selam- tregon për vlerën e atij që vdes agjërues.
Për këtë dëshmon hadithi, në të cilin Profeti -alejhi selam- thotë:
“Kush thotë se nuk ka Zot tjetër që e meriton të adhurohet përveç Allahut, vetëm për hir të All-llahut, është vulosur për të që do të futet në xhenet. Dhe kush agjëron një ditë vetëm për hir të All-llahut, është vulosur për të që do të hyjë në xhenet…”
(Transmeton Imam Ahmedi dhe ka thënë shejh Albani – Allahu e mëshiroftë – në librin “Ahkam xhenaiz” se isnadi (zingjiri i transmetuesve) është i saktë.)
▣ Ky hadith dëshmon për vlerën e atij që vdes agjërues.
Ai tregon se hyrja në xhenet ishte për shkak të përfundimit të tij në vepra të mira dhe jo sepse ka vdekur në muajin e Ramazanit.
Allahu e di më së miri!
Dr. Adelina Kucana