Pyetja: A është e vërtetë se ka dënim në varr?

Përgjigje: Dënimi në varr është i vërtetë në bazë të haditheve dhe ajeteve të qarta dhe konsensusit të të gjithë muslimanëve. Këto janë 3 llojet e argumenteve. Në mënyrë të veçantë, profeti ﷺ ka thënë:

“Lutjuni Allahut që t’ju ruaj nga dënimi i varrit! Lutjuni Allahut që t’ju ruaj nga dënimi i  varrit! Lutjuni Allahut që t’ju ruaj nga dënimi i varrit!”1

Kur është fjala për konsensusin, të gjithë, duke përfshirë edhe njerëzit e thjeshtë, thonë në lutjet e tyre:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ جهنم و من عَذَابِ الْقَبْر

“O Allah! Unë kërkoj të më ruash nga dënimi i xhehenemit dhe dënimi i varrit.”

Gjithashtu në Kur’an, mund të lexohen fjalët e Allahut (te ala) në lidhje me Faraonin dhe popullin e tij:

النَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ

“Ata i ekspozohen zjarrit në mëngjes e mbrëmje, e Ditën e Kijametit (u thuhet ëngjëjve): “Futeni popullin e Faraonit në ndëshkimin më të rreptë!” 2

Natyrisht, ata nuk i ekspozohen zjarrit për ta parë atë, por për t’u ndëshkuar me të. Allahu (te ala) ka thënë:

وَلَوْ تَرَى إِذِ الظَّالِمُونَ فِي غَمَرَاتِ الْمَوْتِ وَالْمَلآئِكَةُ بَاسِطُواْ أَيْدِيهِمْ أَخْرِجُواْ أَنفُسَكُمُ الْيَوْمَ تُجْزَوْنَ عَذَابَ الْهُونِ بِمَا كُنتُمْ تَقُولُونَ عَلَى اللّهِ غَيْرَ الْحَقِّ وَكُنتُمْ عَنْ آيَاتِهِ تَسْتَكْبِرُونَ

“Dhe sikur t’i shihje dhalimunët (mohuesit, keqbërësit) kur janë duke dhënë shpirt, ndërsa melaiket i shtrinë duart e tyre duke u thënë: “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Këtë ditë ju do të shpërbleheni me mundimin poshtërues për shkak të asaj që thatë kundër Allahut, duke shpifur krejt tjetër nga e vërteta. Dhe ju gjithnjë mohuat ajetet e Tij (provat, treguesit, shpalljet) me përbuzje e kryeneçësi!” 3

Në ajetin e lartëpërmendur te pjesa: ’’Këtë ditë ju do të shpërbleheni me mundimin poshtërues…’’ Dita në ajet, i referohet ditës së vdekjes së tyre.

Prandaj, ndëshkimi në varr është konfirmuar përmes haditheve të qarta në Sunnet, ajeteve që përmendëm që janë pothuajse të qarta dhe konsensusit të muslimanëve.


1 Muslimi (2867).

2 40:46

3 6:93