Pyetja:
A është e vërtetë çfarë thonë disa njerëz, që, kur darka të jetë e gatshme dhe, po ashtu, koha për namazin e jacisë, së pari duhet ngrënë e pastaj të falemi? Shumë njerëz nxitojnë për ta zbatuar këtë gjë, por nuk di nëse kjo është e vërtetë.
***
Përgjigjja:
Kjo është e saktë dhe gjendet në një hadith të vërtetë: “Nëse shtrohet darka, fillo me të, përpara se ta falësh namazin e akshamit.” [1]
Kur të shtrohet darka, mbas gjase, personi dëshiron të hajë. Dhe, po të falej përpara se të
hante, mendja e tij do të preokupohej me atë se e la ushqimin, një gjendje e të menduarit
që largon përulësinë dhe përqendrimin gjatë namazit. Për këtë arsye, Pejgamberi, ﷺ, ka thënë: “Nuk ka namaz, kur të shtrohet ushqimi, dhe nuk ka namaz, kur personi ndal dy
papastërtitë (dmth, kur personit i vije të urinojë apo të jashtëqit).”
Por, është e domosdoshme të përmendet që personi duhet t’i shmanget shprehisë që gjithnjë ta shtrojë darkën në kohën e namazit, ngaqë kjo do të përfundojë në moskryerjen e namazit me xhemat.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Islamije”, vëll. 7, faqe 165
—————————————-
[1] Buhariu nr.672 dhe Muslimi nr.557