Të gënjesh në ëndrra është gjynah i madh.

Ibn Umeri radiallahu anhu tregon se Profeti alejhi selam ka thënë:
“Shpifja më e madhe është të pretendojë dikush një ëndërr që nuk e ka parë”
E transmeton Buhariu

Ibn Abasi radiallahu anhu tregon se Profeti alejhi selam ka thënë:

Kush sajon një ëndërr që nuk e ka parë do ti kërkohet atij ditën e kiametit të lidhë nyje mes dy kokrrave elbi dhe nuk do ta bëjë dot
E transmeton Buhariu.

Gënjeshtrat në ëndrra janë më të rënda se gënjeshtrat zgjuar, sepse ëndrra është prej Allahut dhe është pjesë e profetesise siç ka thënë Profeti -alejhi selam- dhe kush gënjen ne ëndrra ka gënjyer ndaj Allahut.

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli