Pyetje

Punoj si mekanik në një autosallon ku shumica e makinave shiten përmes kontratave të bazuara në kamatë (riba). Më paguajnë rrogë kryesisht për të riparuar dhe diagnostikuar defektet e makinave, por ndonjëherë më kërkohet edhe t’i përgatis makinat e reja për shitje duke kryer kontrolle teknike, përditësime të softuerit dhe gjëra të ngjashme.

Gjithashtu, shpesh më kërkohet të zëvendësoj pjesë të ndryshme të makinave dhe t’ia kthej ato prodhuesit në kuadër të garancisë.

A është hallall puna ime?

Përgjigje

I gjithë falënderimi i përket Allahut…

Nuk ka gjynah mbi ju për kryerjen e punës së përmendur, për aq kohë sa detyra juaj kufizohet në diagnostikimin e defekteve, kryerjen e riparimeve, kontrolleve teknike, zëvendësimin e pjesëve dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me garancinë.

Kjo për arsye se një punë e tillë nuk përfshin pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në veprimet e ndaluara, siç është administrimi i kontratave me kamatë, dhe as nuk konsiderohet ndihmë në to përmes promovimit, lehtësimit apo ndonjë forme tjetër bashkëpunimi në atë që është e ndaluar.

Qëllimi i riparimit dhe mirëmbajtjes së makinave është shumë më i gjerë sesa të kufizohet vetëm në shitjen e tyre përmes transaksioneve kamatore.

Allahu e di më së miri.

 

Burimi: https://www.islamweb.net/ Solli në gjuhen shqipe: pergjigje.net