Pyetja:

A është i saktë parimi “Sido që ta imagjinosh Allahun, Ai është ndryshe nga të imagjinuarit”?

***

Përgjigjja:

Kuptimi i kësaj është i saktë. Allahu është gjithmonë ndryshe nga ajo që ti mendon dhe që mund ta imagjinosh. Ai është më i Madh se çdo gjë tjetër. Askush nuk mund ta imagjinojë se si është Allahu Subhanehu ue Te’ala, se si në të vërtetë janë Emrat apo Cilësitë e Tij, sepse Allahu është më i Madh se çdo gjë tjetër, prandaj Allahu ka thënë:

Ai e di ç’ka para tyre dhe ç’ka pas tyre, kurse dija e tyre nuk mund ta kapë Atë.” (Ta Ha: 110)

Nuk mund ta dijë askush tjetër përveç Allahut se si është Ai, askush nuk mund ta imagjinojë atë as me mendje e as me formën e të kuptuarit, që njerëzit e kanë.

Shejh Dr. Salih el-Feuzan, “Sherh Lum’atul-I’tikad”, fq. 300