Pyetja:
A është i vërtetë hadithi “Kush i numron 99 emrat e Allahut, do të hyjë n’Xhenet”?
***
Përgjigjja:
Po, hadithi është i vërtetë/sahih. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.” (Araf: 180)
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu xhel-le shanuhu i ka 99 emra, një më pak se njëqind, dhe vepro sipas tyre, e do të hysh në Xhenet.” [1]
Sipas shpjegimit të dijetarëve, numrimi i 99 emrave të Allahut nënkupton t’i mësojmë dhe t’i praktikojmë ata në jetën tonë, si p.sh., duke e lutur Allahun me ata emra apo duke i zbërthyer kuptimet në jetën tonë praktike.
Hoxhë Zejd Haziri
—————————–
[1] Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibni Maxhe