Pyetja: A është Israja dhe Miraxhi natë e madhe?
Përgjigja:Jo, nuk ka argument në fenë tonë të pastër se kjo natë është natë e madhe.
Pastaj, dijetarët islam nuk janë të pajtimit se kur ka ndodhur kjo natë saktësisht.
Muhamedi alejhi selam ishte gjallë dhe nuk i kushtoi rëndësi kësaj nate, atëherë pse ne ta madhërojmë këtë natë, a thua vallë jemi më të devotshëm se ai (alejhi selam) ?
Sikur të ishte kjo një natë e madhe për ne, do të na porosiste i Dërguari ashtu siç na porositi që ta kërkojmë(gjejmë) natën e Kadrit në Ramazan .
Allahu e di më së miri
Përgatiti:
Hoxhë Valdet Kamberi




