Pyetje: Nëna ime, qysh prej një kohe të gjatë, vazhdon rregullisht të agjërojë dy ditët: të enjten dhe të hënën, çdo javë. Tani, ajo dëshiron të dijë: a është ky veprim më i mirë, apo është më mirë të agjërojë tri ditë në çdo muaj? Shpresojmë në të na bëni dobi dhe Allahu jua shpërbleftë me të mira.

Përgjigja: Ky veprim është më i mirë dhe më me shumë shpërblim, por edhe agjërimi i tri ditëve futet në këtë. Profeti ﷺ agjëronte të hënën dhe të enjten dhe thoshte:

إنهما يومان تعرض فيهما الأعمال على الله سبحانه فأحب أن يعرض عملي وأنا صائم

“Ato janë dy ditë në të cilat paraqiten veprat tek Allahu i Patëmeta, ndaj unë dua që vepra ime të paraqitet në këto dy ditë duke qenë unë agjërueshëm.”

Allahu është Zotëruesi i suksesit.

✍Shejkh Abdul-Azijz ibn Baz – Allahu e mëshiroftë

Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/12633/فضل-صيام-الاثنين-والخميس-على-ثلاثة-أيام-من-كل-شهر
Përktheu: Altin Dallashi

https://t.me/rrugaesunetit