Pyetja

Një mashkull më ka propozuar. Ai nuk fiton shumë, por falet në xhami. Edhe unë përpiqem të praktikoj fenë. Ai më premton se do të më ndihmojë në praktikimin e fesë. (Asnjë rast tjetër që kisha nuk i respekton kufijtë e mi fetarë).

Pas istihares mësova se ai pi cigare. Më herët e kishte mohuar. Ai ka pirë maksimumi 30 herë, nuk e kishte zakon. Është betuar se nuk do të pijë më. Ka edhe disa çështje të tjera në karakterin e tij që janë duke u ndryshuar.

A duhet të vazhdoj? Jam pothuajse 28 vjeçe dhe nuk po marr propozime të mira.

Përgjigjja

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue selem) është robi dhe i Dërguari i Tij.

Përderisa ky mashkull ka fe dhe moral në përgjithësi, dhe ka premtuar se do të të ndihmojë të qëndrosh në praktikimin e fesë, dhe nuk e ka zakon pirjen e duhanit, por e ka bërë atë në raste të ndryshme, atëherë nuk ka pengesë që të martohesh me të, duke e këshilluar atë të largohet nga duhani, qoftë pak apo shumë.

Allahu e di më së miri.

https://www.islamweb.net/