Përgjigjja: Sa i përket leximit të Kuranit jashtë namazit, leximi i tij nga Mus’hafi është më mirë ngase, është më i përpiktë dhe mbahet më shumë në mend përveç, nëse gjatë leximit përmendësh është më i vëmendshëm dhe i përulur atëherë le të lexojë përmendësh.
Në namaz është më mirë të lexohet përmendësh, ngase nëse lexon nga Mus’hafi përsërit lëvizjet e tij gjatë bartjes, lënies, shfletimit të faqeve dhe shikimit në shkronjat e tij. Gjithashtu i kalon vënia e dorës së djathtë mbi të majtën gjatë qëndrimit në këmbë e ndoshta i kalon edhe zgjerimi i duarve të tij gjatë rukusë dhe sexhdes nëse e vë Mus’hafin nën sqetullën e tij. Për këtë e pamë më të arsyeshme të lexojë përmendësh se sa të lexojë nga Mus’hafi.
Disa xhematlinjë pas imamit i shohim me Mus,hafa duke e përcjellë atë gjatë leximit dhe kjo nuk është mirë për shkak të asaj që e cekëm më herët dhe se nuk ka nevojë për përcjelljen e imamit. Por, kur imami nuk e ka kujtesën e fortë dhe i thotë njërit nga xhematlinjtë: Falu prapa meje dhe më përcjell e nëse gabojë atëherë më përmirëso, atëherë ai bën të lexojë nga Mus’hafi.
Shejh Salih El Fevzan / islamhouse/



