Pyetje:
Nëse dikush fillon leximin e Kuranit nga mesi i një sureje, a duhet të thotë “Bismil-lah” apo vetëm të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar (pra të thotë: Eudhu bil-lahi minesh shejtanir raxhim)?
Përgjigjje:
“Kush e fillon leximin e Kuranit nga mesi i një sureje, ai nis me istia’dhe –duke thënë: “Eudhu bil-lahi minesh shejtanir raxhim”– e pastaj fillon leximin, pa thënë Bismil-lah, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë:
فَإِذَا قَرَأْتَ الْقُرْآنَ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ
“Kur të lexoni Kuranin, kërkoni mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar.”
Ndërsa ai që e nis leximin nga fillimi i një sureje, ai thotë istia’dhe e pastaj Bismil-lah, përveç në fillim të sures Teube, në të cilën nuk është i ligjësuar të thuhet “Bismil-lah”.
Allahu është Ai që jep sukses. Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij.
Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva, vëll. 2, fq. 94/3.




