Pyetja:

Shenja në ballë, e cila shkaktohet prej sexhdes, dua të di se a ka ndonjë argument se kjo është prej shenjave të njerëzve të mirë!?

***

Përgjigjja:

Prej shenjave të njerëzve të mirë janë:
1: Shkëlqimi i fytyrave (i buzëqeshur me njerëzit e jo i mërrolur e i vrazhdë).
2: Zemërgjërësia.
3: Morali i lartë, etj.

Kurse, gjurma e cila mbetet në ballë për shkak të sexhdes, ajo mund t’i bëhet edhe atyre të cilët falin vetëm farzet e namazeve, e kjo mund të ndodhë për shkak se ata e kanë lëkurën e butë ose të dobët. Ndërsa, ndodh që të u paraqitet fare atyre që falen shumë dhe që rrinë shumë në sexhde natën dhe ditën.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad Shabani