Pyetja:
A i lejohet femrës muslimane të jetojë dhe punojë në Evropë pa burrë?
***
Përgjigjja:
Kjo pyetje është shumë-dimensionale, por në çfarëdo mënyre që keni për qëllim që një femër muslimane të dal në një vend tjetër, pra të udhëtojë pa burrin apo ndonjë të afërm nuk lejohet, është haram. Pastaj femra nuk e ka obligim të punojë për ta siguruar jetën. Ajo ose është vajza e dikujt, ose bashkëshortja e dikujt, ose mbesa e dikujt etj., dhe ai me të cilin jeton ajo femër e ka obligim të kujdeset moralisht dhe materialisht për atë femër. Kështu, femra e ka të ndaluar të veprojë në mënyrën se si ju keni pyetur. Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku