Pyetja:

A lejohet që disa vajza (të gjitha në moshën madhore nga 15-22 vjeqare) të shkojnë te një hoxhë për t’i mësuar shkronjat (arabe) duke e pasur parasysh se kanë mundësi të shkojnë të mësojnë te femrat? Nëse bën ndonjë argument nga Kurani ose suneti ose fetva të ndonjë dijetari.

***

Përgjigjja:

Në Fetvat e Komisionit të Përhershëm 12/149, thuhet: “Nuk i lejohet burrit që t’i jap mësim vajzave, në mënyrë të drejtpërdrejtë (pa perde mes tyre), për shkak të pasojave dhe rreziqeve që mund të ndodhin nga kjo gjë.”

Kurse në një fetva tjetër të Komisionit të Përhershëm 12/156, thuhet:

“Së pari: Përzierja mes meshkujve dhe femrave nëpër shkolla e vende të tjera, është prej ndalesave të rënda dhe prej prishjeve të medha të fesë dhe të dynjasë. Nuk i lejohet femrës që të mësojë apo të punoje në një vend ku gratë qëndrojnë bashkë me burrat, dhe as prindit apo kujdestarit të saj nuk i lejohet që t’i jap leje asaj për një gjë të tillë.
Së dyti: Nuk i lejohet burrit që t’i jap mësim një gruaje të huaj për të që t’i jap mesim duke qenë se ajo është e pambuluar me mbulesën Islame, si dhe nuk i lejohet që të veçohet vetëm për vetëm me të, qoftë edhe nëse është e mbuluar sipas rregullit. Për burrin e huaj, i gjithë trupi i femrës është auret që duhet mbuluar, kurse zbulimi i fytyres me mbulimin e kokes, nuk është mbulesë e plotë.
Së treti: Nuk ka pengesë që burri t’i jap mësim grave duke qenë pas një perdeje, në shkollat e veçanta për femrat, ku nuk ka perzierje mes nxënësve meshkuj dhe femra dhe as te mësuesve dhe mësueseve..”

Për rastin e përmendur në pyetje, nuk u lejohet atyre vajzave që të shkojnë të mësojnë të një hoxhë mashkull përderisa ka një femër me dije ku mund ta marin atë dije që e marrin te hoxha. Sidoqoftë, edhe nëse disa femra marrin mësim te ndonjë hoxhe, kjo duhet të bëhet pas perdes, dhe jo në mënyre të drejtpërdrejtë. E Allahu është i Gjithëdijshmi.

Komisioni i Përhershëm për Fetva