Pyetja:

Në disa vende, disa muezinë, pas ezanit, thonë: Allahume Sali ala sejjidina Muhamed ue ala alihi ue sahbihi exhmaʹin. O Allah, dërgo bekime mbi zotëriun tonë Muhamed dhe mbi familjen e mbi shoqëruesit e tij. A ka diçka të keqe në këtë? Cili është vendimi mbi këtë?

***

Përgjigjja:

Varet. Nëse muezini e thotë me zë të ulët, kjo është urdhëruar si për muezinin, ashtu edhe për të tjerët që i përgjigjen muezinit, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: ʺKur të dëgjoni muezinin të thotë atë çfarë thotë, atëherë dërgoni salavate mbi mua, sepse mbi atë që dërgon një salavat mbi mua, Allahu do të dërgojë dhjetë salavate mbi atë. Pastaj luteni Allahun të më dhurojë el‐Uesileh, që është një pozitë në xhenet, e cila do tʹi dhurohet vetëm një robit të Allahut, se shpresoj që unë të jem ai. Kështu, kushdo që lutet për el‐Uesileh të më dhurohet mua, do tʹi lejohet ndërmjetësimi im.ʺ [1]
Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: ʺKushdo që thotë, kur të dëgjojë ezanin, ʹAllahume Rabbe hadhihil‐daʹueti tammeh ue salatil‐kaʹimeh, ati Muhameden el‐uesilete uel fadilete ue bʹathhu mekamen mahmuden eledhi uaʹadeteh. O Allah, Zoti i kësaj thirrjeje të përsosur dhe i namazit që do të falet, privilegjoje Muhamedin dhe ringjalle atë në pozitën e lavdërueshme, të cilën e ke premtuarʹ, do tʹi lejohet ndërmjetësimi im në Ditën e Ringjalljes.ʺ [2]
Por, nëse muezini e thotë këtë me zë të lartë ashtu siç e thotë ezanin, atëherë kjo është një bidat, sepse mund të mendohet për këtë se është pjesë e ezanit. Nuk është e lejueshme tʹi shtohet ndonjë gjë ezanit, ngaqë fjalët e fundit të ezanit janë La ilahe il-lAllah – Askush nuk meriton të adhurohet (me meritë), përveç Allahut) dhe kësaj nuk bën tʹi shtohet gjë. Po të ishte e mirë kjo, selefët e drejtë do ta bënin para nesh, dhe Pejgamberi ﷺ do tʹjua kishte mësuar këtë umetit dhe do të kishte urdhëruar për këtë. Ai ﷺ ka thënë: ʺKushdo që shpik në këtë çështje tonën diçka që sʹështë prej saj, do tʹi refuzohet.ʺ

E lus Allahun të na bëjë të kuptojmë fenë e Tij më shumë dhe të na e mundësojë të kapemi fort për të, se Ai dëgjon gjithçka, është përherë në afërsi.

Shejh Ibn Baz “Fetaua” [1/439, 440 dhe 10/362, 363]

———————————

[1] Muslimi

[2] Buhariu