Pyetja:

A i lejohet namazliut kur bie në sexhde ta vendos turbanin/kapuçin si mbrojtës mes tij dhe tokës?

***

Përgjigjja:

Namazi i këtij adhuruesi nuk prishet, por ai nuk duhet ta përdorë turbanin/kapuçin si mbrojtje nga toka, përveç në rast nevoje, si p.sh., kur toka është shumë e fortë, apo kur ka gurë që mund ta lëndojnë, apo kur ka gjemba. Në këto raste, sʹka gjë të keqe ta mbrojë veten me diçka që ai mbart, si turban apo teshë, sepse Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: ʺNe faleshim me Pejgamberin ﷺ kur bënte shumë nxehtë dhe, nëse ndonjëri prej nesh sʹmund ta vendoste ballin në tokë, e zgjeronte teshën dhe bënte sexhde në tëʺ. Kjo tregon që është më mirë të lësh ballin të prekë tokën drejtpërdrejt, por sʹka gjë të keqe që njeriu ta mbrojë veten me diçka që ai mbart, si tesha apo turbani, nëse kjo është e nevojshme, për shkak se toka është tepër e nxehtë apo e ftohët, apo e palëmuar. Por, ai duhet të kujtojë se, po ashtu, është me rëndësi ta lë hundën ta prekë tokën në këtë rast, për shkak të hadithit nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka transmetuar nga Pejgamberi ﷺ të ketë thënë: ʺJam urdhëruar të bëjë sexhde me shtatë eshtrat: me ballë – dhe tregoi me gisht nga hunda e tij – me duar, me gjunjë dhe me gishtërinjtë e këmbëveʺ.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetau” 13, pyetja 519