Përgjigje:

Për veturat që njeriu i jep me qira për transport apo për veturat personale që përdoren për nevoja personale, nuk jepet zekat. Megjithatë, zekati është i detyrueshëm për të hollat që fitohen nga qiraja e tyre, nëse këto të holla arrijnë nisabin (shumën minimale) dhe kalojnë një vit. E njëjta rregull vlen edhe për pasuritë e tjera të patundshme të përgatitura për qira, zekati jepet për të hollat e fituara nga qiraja, jo për vlerën e tyre.

Allahu e di më së miri.

Nga Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë)