Pyetja:

A janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhes më të mira, apo dhjetë ditët e fundit të Ramazanit?

***

Përgjigjja:

Dhjetë ditët e Dhul-Hixhes janë më të mira sesa dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Nga ana tjetër, dhjetët netët e fundit të Ramazanit janë ma të mira se dhjetë netët e Dhul-Hixhes.

Ibnul Kajimi ka thënë: “Nëse njeriu i mençur mediton për këtë përgjigje, ai këtu do ta gjejë përgjigjen e mjaftueshme. Nuk ka asnjë ditë veprimi që Allahu i do më shumë se dhjetë ditët e Dhul-Hixhes. Në këto dhjetë ditë janë Dita e Arafatit, dita e therjes së kurbanëve dhe dita Taruijeh (gjuajtja e gurëve). Por, lidhur me dhjetë netët e fundit të Ramazanit, i Dërguari i Allahut ﷺ e kishte zakon t’i kalonte këto netë zgjuar. Në to është një natë që është më e mirë se një mijë muaj.”

Ata të cilët nuk përgjigjen me këtë përgjigje të hollësishme nuk kanë provat e duhura.

Shejkhul Islam Ibnu Tejmije

Mexhmu’ul-Fetaua (116/145)