Pyetje: A ka argument që gjatë thirrjes së ezanit nuk bën ta përsërisësh atë kur je me cikël(menstruacione)?

Përgjigja: Falenderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Nuk di ndonjë argument për këtë. Kush e ka thënë që nuk bën të përsëritesh ezanin kur je me cikël  le ta sjellë argumentin.

Gruas me menstruacione (cikël) i lejohet që të lexoje edhe Kuranin që ka më tepër shpërblim sesa përsëritja e ezanit…

Profeti -alejhi selam- në hadithin që e ka transmetuar edhe Buhariu dhe Muslimi thotë:

إذا سمعتم النداء فقولوا كما يقول المؤذن.‏
“Nëse e dëgjoni thirrjen (ezanin) thoni siç thotë muezini”

Dhe kjo është në mënyrë të përgjithshme kushdo që e dëgjon ezanin pa e përjashtuar askënd…

Allahu e di më së miri!

/AdelinaKucana/