Pyetja:
A ka bazë në islam rruajtja e kokës të porsalindurit? Cili është qëllimi i kësaj, dhe a ka kjo mbështetje në Kuran?
***
Përgjigjja:
Rruajtja e kokës të porsalindurit, në ditën e shtatë pas lindjes së tij, është sunet. Dëshmia për këtë është hadithi i cili përcillet nga Samra, se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Djali është i varur nga akika e tij, kështu që therrni kurban për të në ditën e shtatë dhe rruajani kokën me emrin e Allahut.” [1]
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Peng i njeriut është akika e tij, kështu që lirojeni atë nga kurbani dhe nga dëmi.” [2] Ai ka thënë se Ibn Sirini thoshte se, nëse hiqja e dëmit nuk nënkupton rruajtjen e kokës, atëherë nuk di çfarë mund të jetë.
Ibn Kajjimi në lidhje me dobitë e rruajtjes së kokës të porsalindurit, ka thënë: “Rruajtja e kokës e heq dëmin prej tij, i heq flokët e dobëta, kështu që flokë më të mira dhe më të forta i zëvendësojnë dhe kjo, po ashtu, është e dobishme për kokën. Veç kësaj, kjo e rehaton foshnjën dhe i hap poret e lëkurës së kokës. Dhe, krahas kësaj, kjo forcon
shikimin, nuhatjen dhe dëgjimin e tij”. [3]
Shejh ibn Uthejmin ka thënë: “Me sa duket, rruajtja e kokës, në atë ditë, ka një efekt pozitiv në rrënjët e flokut”. [4]
islamqa.info
———————————————————
[1] Ahmedi, Nesaiu, Ebu Davudi, Tirmidhiu, dhe nga Ibn Maxhe, Sunen Tirmidhi 1522. Tirmidhiu ka thënë: “Ky hadith është i mirë dhe autentik.”
[2] Ahmedi
[3] Ibn Kajjim, “Ahkamul Tifl”, Ahmed El-Isavi 192.
[4] Sherh el-Mumti 7/540.