Pyetja:

Nëse fetusi abortohet (dështon) para katër muajve, a duhet bërë akika (të theret kurban) për të, apo jo?

***

Përgjigjja:

Nëse fetusi abortohet para muajit të katërt të shtatzënisë, atëherë për të s’duhet bërë akika dhe ai s’bën të emërtohet apo t’i falet namazi i xhenazes, dhe mund të varroset kudo. Por, mbas katër muajsh, shpirti është fryrë në të, kështu që atij duhet t’i vihet emri, t’i falet namazi i xhenazes, të varroset pranë muslimanëve dhe të bëhet akika për të. Disa dijetarë thanë që akika nuk duhet bërë për të, përveç nëse ai jeton shtatë ditë, por mendimi i saktë është se akika duhet bërë për të, sepse ai do të ringjallet në Ditën e Ringjalljes dhe do të ndërmjetësojë për prindërit e tij. [1]

Dhe Shejh Ibn Uthejmin tha: “Dijetarët kanë thënë se, nëse fetusi del nga njeriu dhe në të mund të vërehen veçoritë njerëzore, atëherë gjaku që del mbas kësaj, është nifas, kështu që ajo duhet të mos falet dhe të mos agjërojë, kurse bashkëshorti i saj s’bën të kryejë marrëdhënie seksuale me të, derisa ajo të pastrohet. Nëse embrioni del i paformuar, gjaku nuk konsiderohet si nifas, por është gjakderdhje e zakonshme, e cila nuk e parandalon atë nga falja e namazit, agjërimi, etj. Dhe dijetarët kanë thënë se periudha minimale mbas së cilës shfaqen veçoritë, është tetëdhjetenjë ditë.” [2]

———————————————————

[1] Ibn Uthejmin, Es’ilet el-Bab il- Meftuh, f.653

[2] Fetawa el-Mer’eh el- Muslimeh, 1/304, 305