Pyetja:

A është vërtetuar se Pejgamberi ﷺ ka bërë ndonjë dua të caktuar në çdo rrotullim të tavafit të Haxhit ose Umres?

***

Përgjigjja:

Nuk vërtetohet nga Pejgamberi ﷺ se ka bërë dua të caktuar në çdo rrotullim të tavafit. Transmetohet se Pejgamberi ﷺ ka thënë mes dy këndëve (shtyllave), mes këndit të Jemanit dhe Gurit të zi: “Zoti ynë, epna të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër! Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” [1]

Pra, muslimani lutet gjatë kryerjes së tavafit me lutje të cilët i bëjnë hajr atij në dunja dhe ahiret, lutje me të cilat ai dëshiron të lutet për veten e tij, si dhe e angazhon veten e tij gjatë tavafit duke bërë dhikër dhe duke lexuar Kuran.

Gjithashtu, transmetohet nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i këmaqur me të), se Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Tavafi rreth qabes është namaz-ibadet, andaj pakësoni fjalët tuaja gjatë tavafit (mos folni me shokun tuaj fjalë të dunjasë, por bëni dhikër, lutje).” [2]

Shejh Hamed Ibn Abdullah Ibn Abdulaziz El Hamed

Përktheu: Suad Shabani

——————————————————–

[1] Suneni i Ebu Davudit: 1892.

[2] Suneni i Tirmidhiut – 960; Suneni i Nesaiut: 2822; Suneni i Darimiut: 1841.