Pyetja:

A ka dallim mes sunetit dhe nafiles, dhe mes sunetit e mustehabit?

***

Përgjigjja:

Shumica e dijetarëve të Usul el-Fikh (bazat e jurisprudencës islame) thonë që s’ka dallim mes sunet, mustehab, tetewwu (veprimet e kryera vullnetarisht) dhe nafile. Por Hanefitë kanë qëndrim tjetër lidhur me këtë. Ata e konsiderojnë menduub (të
rekomandueshmen) të ketë pozitën e njëjtë si të nafiles, dhe ata bëjnë dallim mes sunet
dhe nafile, duke e konsideruar sunetin me pozitë më të lartë.

Shejh Abdullah el-Feuzan, “Sherh el-Uerekat fi Usul el-Fikh”