Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, ka mëkat. Kjo çështje lidhet me atë se a janë jobesimtarët të urdhëruar t’i kryejnë obligimet apo jo. Mendimi më i saktë i dijetarëve është se jobesimtarët përveç që do të dënohen për mohimin në Ditën e Gjykimit, gjithashtu do të dënohen edhe për moskryerjen e obligimeve me të cilat i ka obliguar Allahu, për moskryerjen e urdhrave të Tij dhe për shkeljen e ndalesave. Për këtë ka argumente të shumta. Kemi ajetin: “Çfarë ju ka sjellë në Sekar?” Përgjigja e parë që do ta thonë është: “Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz…” Mudethir 42-43. Dhe vazhdojnë ajetet më tej. Andaj, në këtë kuptim, nuk lejohet që t’i mundësohet jobesimtarit të veprojë mëkate. Këtu hyn çështja e hapjes së restorantit në Ramazan në vendet joislame. Dikush thotë: “Unë e hapi ngase këta janë jobesimtarë dhe nuk e kanë obligim agjërimin, ngase prej kushteve të pranimit të agjërimit është të qenit musliman, andaj nuk kam mëkat që u ofroj ushqim.” Mendimi më i sajtë i dijetarëve është se ka mëkat, ngase edhe pse prej kushteve të pranimit të adhurimit është të qenit musliman, jobesimtarët do të japin llogari e përgjegjësi për moskryerjen e këtij adhurimi (agjërimin e Ramazanit).

 

Hoxhë Lulzim Perçuku