Pyetja:

Desha të pyes për njerëzit që kanë shkelur krijesa si xhind etj. A kanë shërim?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

I Dërguari i Allahut të Lartësuar na ka informuar se nuk ekziston ndonjë sëmundje për të cilën nuk ka shërim, prandaj edhe sëmundja nga xhinët, magjia, marrja më sysh etj., kanë shërim. Por fatkeqësisht shumë njerëz e kërkojnë shërimin e këtyre gjërave me format dhe mënyrat të cilat shpien në shkeljen e dhe tejkalimin e kufijve të përcaktuar nga Allahu i Lartësuar. Në një punim të mëhershëm kemi sqaruar disa nga mënyrat e ndaluara që përdorin njerëzit dhe gjithashtu kemi përmendur edhe mënyrën e lejuar të shërimit të atyre sëmundjeve. Prandaj mund të lexoni aty:

http://www.klubikulturor.com/akide/2008/per_magjine_dhe_historikun_e_saj.htm
Alaudin Abazi