Pyetja:

Tek blerja me keste, nese nje produkt ka çmimin fillestar x dhe këtë çmim e paguan me para në dorë, por nëse zgjedh ta paguash me këste rritet çmimi. A është kamatë kjo?

***

Përgjigjja:

Jo kjo nuk konsiderohet kamatë dhe lejohet pa problem, kjo është blerja me këste, dhe mendimi më i saktë është lejimi i blerjes me këste, porse me kusht që këstet të jenë fikse dhe të caktuara qartë, 30€ ose 40€. Është normale që blerja me këste është më e shtrenjtë, dhe çmimi rritet për shkak të kohës që ke në dispozicion duke i paguar nga pak çdo muaj ose si të bien dakord palët. Pra nëse një mall do të blihet me para në dorë e zëmë çmimi i tij është 500€, dhe nëse blihet me këste normal që do të ndryshojë dhe do të jetë 550€ ose 600€ e kështu. Kjo lejohet duke bërë të qarta këstet dhe çmimin përfundimtar.

Hoxhë Hariz Allkoçi

Comments are closed.